Sipas FIFA-s, Shqipëria se ka mundur kurrë Serbinë duke harruar 0-3 e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë! Bilanci dhe statistikat nuk llogarisin atë ndeshje “jo fushe”.
FIFA ka publikuar keto dite protokollin e ndeshjes, teksa në historikun mes dy ekipeve, FIFA numëron vetëm 7 ndeshje të shkuara, nga të cilat Serbia ka fituar 5 dhe dy të tjera janë barazim.
Në këtë mënyrë, FIFA ka “zhdukur” ndeshjen që kuqezinjtë kanë fituar në Beograd me rezultatin 0-3, rezultat të cilin e ka dhënë KAS-i, pas trazirave të shkaktuara nga tifozeria serbe. Në fakt, probleme ka pasur edhe me UEFA-n në lidhje me atë sfidë, duke qenë se Komisioni i Disiplinës, pat vensdour që të jepte fitoren 3-0 për Serbinë.
The post FIFA “fshin” fitoren e Shqipërisë në Beograd! appeared first on Telesport.