Inter nuk ka bërë gabimin e Milanit që u mund pak javë më parë në “San Siro” 1-2 nga Cremonese. Zikaltrit kanë fituar pastër 4-1. Të besuarit e Cristian Chivu gjetën golin që në 6-të minutat e para, ku Nicolo Barella pasi fiton një top në mesfushë, pason bukur për Ange-Yoan Bonny, i cili asiston për Lautaro-n, kapiteni dërgon topin në rrjetë.

Bonny dyfishon shifrat për Interin në minutën e 38-të, sulmuesi i ardhur nga Parma shënon me kokë pas krosimit të Dimarco.

Në fillim të pjesës së dytë, zikaltrit shënuan dy gola të shpejtë. Në minutën e 54-të, Barella kroson nga këndi, Bonny pason për Dimarco, i cili “shkund” rrjetën me një goditje të fortë në kufjijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 57-të,pasi portieri mik bën një gafë fatale duke pasuar topin te Mkhitaryan, ky i fundit pason për Bonny, i cili asiston bukur për Nicolo Barella, mesfushori shënon golin e katërt. Golin e nderit për miqtë e shënoi Federico Bonazzoli në minutën e 88-të.

Inter fiton 4-1 dhe ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 12 pikë, Cremonese mbetet në vendin e tetë me 9 pikë. Padyshim kjo është ndeshja më e mirë e Interit të drejtuar nga Cristian Chivu, ndërsa Ange-Yoan Bonny shkëlqen në ndeshjen e tij të parë si titullar me një gol dhe 3 asiste.

SHIKOGOLAT

The post Inter merr “hakun” e Milanit dhe nuk e diskuton fitoren ndaj Cremonese. Shkëlqen Bonny (video) appeared first on Telesport.