Pep Guardiola ka hyrë në historinë e Premier League me 250 fitore, një rekord i arritur më shpejt se çdo trajner tjetër në historinë e kampionatit anglez. Ai e arriti këtë shifër në 359 ndeshje, duke lënë pas Sir Alex Ferguson (404) dhe Arsène Wenger (423). Rekordi u vulos me fitoren 1-0 ndaj Brentford, falë golit të Erling Haaland, që e ngjiti Manchester City në vendin e pestë.
Në konferencë, Guardiola u shpreh: “Është një nder të jem pranë emrave si Ferguson dhe Wenger. Falënderoj klubin, lojtarët dhe stafin. E kam arritur këtë objektiv më shpejt dhe më mirë, jam shumë i lumtur. Tani synojmë edhe 250 fitore të tjera”. Ai vlerësoi pjesën e parë të ndeshjes, por pranoi vështirësitë e së dytës: “Në fillim dominuam, por nuk shënuam më shumë. Brentford u shfaq rrezikshëm me topa të gjatë, por u mbrojtëm mirë”.
Guardiola lavdëroi Haaland për përkushtimin dhe punën në presion: “Nuk është vetëm finalizues, por një lider i vërtetë”. Ndërsa për Donnarumma tha: “Ka luajtur në nivel të lartë që i ri, tani është një veteran. Pritja e tij ishte vendimtare”.
The post Guardiola bën histori me fitoren e tij të 250-të në Premier League: Jam i nderuar, tani edhe 250 të tjera… appeared first on Telesport.
