Tenistja amerikane Amanda Anisimova, numri 4 në botë për femra, është shpallur fituese e turneut Masters të Shangai. Në finale, ajo mundi 2-1 (6-0, 2-6, 6-2) çeken Linda Noskova. Pasi humbi në finalet e Wimbledon dhe US Open, ky trofe është një shpërthim gëzimi për Anisimova.

Ndërkohë, te meshkujt, aventura e tenistit italian Jannik Sinner, numri 2 në botë, është ndalur në raundin e katërt. Ai u detyrua të tërhiqej në përballjen ndaj holandezit Tallon Griekspoor për shkak dëmtimi, në shifrat 7-6, 5-7, 2-3. Sinner ishte kampion në fuqi dhe tashmë dorëzon titullin.

Nxehtësia dhe kushtet e ashpra në Shangai e kanë kthyer Sinner në një viktimë në këtë turne, që i thotë lamtumirë Kinës. Më tej avancon serbi Novak Djokovic, që tashmë shihet si kandidati kryesor për ta fituar turneun (mungon për arsye dëmtimi edhe Alcaraz).

The post Anisimova triumfon në turneun Masters të Shangai, Sinner tërhiqet i dëmtuar appeared first on Telesport.