Tenistja amerikane Amanda Anisimova, numri 4 në botë për femra, është shpallur fituese e turneut Masters në Shangai. Në finale, ajo mundi 2-1 (6-0, 2-6, 6-2) çeken Linda Noskova. Pasi humbi në finalet e Uimbëlldon dhe US Open, ky trofe është një shpërthim gëzimi për Anisimova.
Ndërkohë, te meshkujt, aventura e tenistit italian Janik Siner, numri 2 në botë, është ndalur në raundin e katërt. Ai u detyrua të tërhiqej në përballjen ndaj holandezit Tallon Griekspoor për shkak dëmtimi, në shifrat 7-6, 5-7, 2-3. Sinner ishte kampion në fuqi dhe tashmë dorëzon titullin.
Nxehtësia dhe kushtet e ashpra në Shangai e kanë kthyer Sinerin në një viktimë në këtë turne, që i thotë lamtumirë Kinës. Më tej avancon serbi Novak Gjokoviç, që tashmë shihet si kandidati kryesor për ta fituar turneun (mungon për arsye dëmtimi edhe Alkaraz).
The post Tenistja amerikan triumfon në Shangaj, Janik Siner tërhiqet i dëmtuar appeared first on Alsat.
