Real Madridi po e përballon me qetësi ndalesën e dytë të sezonit (kualifikueset e kombëtareve), pasi ka ruajtur ritmin si në La Liga, ashtu edhe në Champions League. Pas 10 ndeshjeve, skuadra e Xabi Alonsos numëron 9 fitore dhe një humbje, ajo e rënda 5-2 ndaj Atlético Madridit, që kishte vënë në dyshim fillimin e shkëlqyer. Reagimi ishte i menjëhershëm; fitorja 3-1 ndaj Villarrealit tregoi një Real Madridi më të fortë dhe më të vetëdijshëm krahasuar me një vit më parë.

Merenguesit kryesojnë La Liga me dy pikë më shumë se Barcelona, që u mposht rëndë 4-1 në Sevilla, ndërsa në Champions ndodhet në vendin e dytë, vetëm një gol pas Bayernit. Dallimi më i madh krahasuar me sezonin e kaluar ka një emër: Kylian Mbappé. Francezi ka shënuar 14 gola, duke pasur ndikim të jashtëzakonshëm në lojë.

Bashkë me Güler, Huijsen dhe Tchouaméni, skuadra e bardhë është e balancuar dhe bindëse. Me 9 fitore në 10 ndeshje, Real Madridi hyn në pushimin e dytë me besim, ekuilibër dhe themele solide për një sezon suksesi.

 

The post 9 fitore në 10 ndeshje, a ka hedhur themele titulli Real Madridi i Xabi Alonsos? appeared first on Telesport.