Emil Holm po përpiqet të rikuperojë formën pas dëmtimeve muskulare, që e kanë ndjekur gjatë karrierës. Mbrojtësi i Bologna, 25 vjeç, rrëfeu se ka ndjekur një metodë të pazakontë, heqjen e një dhëmballe të pjekurisë me shpresë se kjo do ta ndihmonte në kapërcimin e dëmtimit të fleksorëve. Holm tha: “Më hoqën dhëmballën e pjekurisë kur pata tërheqje muskulare. Doktori tha se kështu nuk do të kem më dëmtime muskulare. Të shpresojmë të funksionojë”.
Ai shpjegoi lidhjen mes dhëmbit dhe trupit. Më konkretisht, dhëmballa e pjekurisë mund të ndikojë tensionet në nofull, çka reflektohet në trup. Mbrojtësi pranoi se kishte frikë nga dentisti: “E urrej dentistin, shiringat, gjakun… Ishin 40 minuta paniku, por e dashura ime më mbështeti”.
Kjo praktikë lidhet me “odontologjinë posturale”, sipas së cilës tensionet ose infeksionet në gojë mund të ndikojnë në muskujt ose balancën trupore. Teoria nuk ka prova shkencore të forta, por Holm duket i bindur se mund t’i lehtësojë tensionet dhe të ndihmojë rikuperimin.
The post Trajektorja e pazakontë e mbrojtësit të Bologna, përfundoi te dentisti për trajtimin e dëmtimit në kofshë appeared first on Telesport.
