Musliu: Do të japim maksimumin, kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Maqedoninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë do të përballet nesër në mbrëmje me Belgjikën në Gent, në një nga sfidat më të mëdha në eliminatoret e Botërorit 2026.Mbrojtja do të jetë nën presion të veçantë, por Visar Musliu është gati për sfidën.

 

 

“Mungon Lukaku, por ka shumë sulmues cilësorë në Belgjikë dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Do të japim maksimumin, kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Maqedoninë. Me përkushtim dhe përqendrim maksimal, duke luftuar për çdo top, besojmë se mund ta arrijmë qëllimin tonë”, tha mbrojtësi Visar Musliu.

The post Musliu: Do të japim maksimumin, kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Maqedoninë appeared first on Alsat.