Trajneri Silvinjo ka folur para sfidës vendimtare me Serbinë. Para gazetarëve, ai theksoi se kjo është ndeshje me rëndësi të madhe.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme, por sot, po, kjo është më e rëndësishmja. Nëse fiton, bëhet edhe më e rëndësishmja ajo pasuese. Është një ndeshje emblematike, e bukur,” tha tekniku i “kuqezinjve”, duke shtuar se skuadra është e përqendruar maksimalisht pas stërvitjeve intensive në Tiranë.
“Goli është pika e fundit e futbollit, por ne kemi punuar për të mbërritur aty. Kam besim te të gjithë djemtë. E dimë si rreshtohen, por edhe ata na njohin. Nuk ka surpriza të mëdha në këtë nivel. Presioni është pjesë e lojës. Kam qenë në ekipe si Arsenali e Barcelona, e di si është. Te Shqipëria jam i lumtur, por askush nuk është i përjetshëm. Në 90 minuta çdo gjë mund të ndodhë. Duhet të luajmë me intensitet, me zemër e me shpirt. Kam besim të plotë te skuadra jonë.”
The post Silvinjo: Të luajmë me intensitet, me zemër e me shpirt appeared first on Alsat.
