Mbrëmjen e së premtes u raportua se në Gostivar është grabitur në një artari. Siç ka njoftuar policia, në orën 18:45, katër persona të maskuar, të cilët ishin edhe të armatosur kanë kryer grabitjen e më pas janë larguar me një makinë të tipit BMW e cila ishte pa targa.

“Më 10.10.2025, në orën 18:45, në SPB Tetovë, V.P. nga Gostivari ka raportuar se katër persona të maskuar, të armatosur me armë automatike, kanë kryer një grabitje në një argjendari pranë tregut të vogël në Gostivar, pas së cilës janë larguar me një makinë “BMW” pa targa.
Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit”, njoftoi SPB Tetovë