Dino Zoff, i ftuar në “Radio Bianconera”, analizoi situatën e Juventusit nën drejtimin e Tudor: “E ndjek nga larg, por më duket se nuk është gjetur ende një formacion titullar për t’u menaxhuar. Ka diçka të paqartë edhe me Vlahovic…, nuk është gjetur ende rruga e duhur, as ekuilibri”.
Sipas tij, ndryshimet e shumta e kanë bërë të vështirë ndërtimin e një skuadre të qëndrueshme: “Duket sikur kërkohet diçka ndryshe çdo ndeshje. Tudor është i përgatitur, por situata mbetet e ndërlikuar, pasi shumë lojtarë kanë nivel të ngjashëm”.
Për portierin, Zoff shtoi: “Di Gregorio po bën mirë, nuk mund t’i vihet faji për barazimet. Ka zëvendësuar një portier të madh, tani te Barcelona”. Për të riun Yildiz, legjenda bardhezi u shpreh: “Ka karakteristikat e një kampioni. Është më shumë se lojtar premtues, por mbi të gjitha, Juve duhet të ketë një skuadër që të sillet si Juve. Kjo është më e rëndësishmja”.
The post Dino Zoff “skanon” problemet e Juventusit: Ende nuk ka gjetur një formacion titullar appeared first on Telesport.

