Janë luajtur ndeshjet e javës së 5-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Në krye të renditjes është ngjitur skuadra e Tiranës, që fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në “Fahrie Hoti” (25-17, 25-17, 25-19). Fitore e rëndësishme për bardheblutë ndaj një rivali direkt për titull.

Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Elbasanit, në një ndeshje që dhuroi emocione në fundin e saj (25-20, 25-12, 26-24). Miqtë shpresuan të merrnin një set por pa sukses, pasi epërsia e kryeqytetasve ishte e madhe, duke merituar fitoren.

Fitorje me përmbysje jashtë fushe korri skuadra e Studentit, që mundi 3-1 Erzenin (22-25, 30-28, 25-19, 25-18). Një ndeshje e ekuilibruar në dy setet e para, pasi më tej dominuan në fushë kryeqytetasit, që morën një fitore të merituar, që e mban në vendin e katërt.

Superliga-Meshkuj, java e 5-të

Partizani – Elbasani, 3-0

Tirana – Vllaznia, 3-0

Erzeni – Studenti, 1-3

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Tirana 11 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 9 pikë, Studenti 6 pikë, Erzeni 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 0 pikë.

The post Tirana mund Vllazninë dhe merr kreun e Superligës, fitojnë edhe Partizani e Studenti appeared first on Telesport.