Shqipëria luan sot ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në transfertë në Leskovac ndaj Serbisë. Jo vetëm për shkak të historisë dhe marrëdhënies mes dy vendeve, por kjo ndeshje është bileta e fundit e Shqipërisë për të ëndërruar për kualifikimin në Botëror.

Në rast fitoreje sot, kjo ëndërr është një hap më afër realitetit, por në rast të një rezultati tjetër, merr fund njëherë e mirë ëndrra e gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favorin e kuqezinjve falë golit të shënuar nga Rei Manaj në kohën shtesë.

Një gol “çlrimi” për sulmuesin lushnjar, pas penalltisë të humbur në “Air Albania”. Kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë. Na presin edne 45 minuta të tjera të çmendura.

The post Manaj “korrigjon” gabimin dhe shkund rrjetën në Leskovac. Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.