Përveç Serbi-Shqipëri, ku kuqezinjtë morën një fitore historike 0-1 në Leskovac, sonte u luajtën edhe 4 ndeshje të tjera kualifikuese. Në Tallinn, Italia fitoi 1-3 në transfertë ndaj Italisë. Për “Axurrët” shënoi Moise Kean në minutën e 4-të, pas një asisti të shkëlqyer nga Dimarco.
Sulmuesi i Fiorentinës ishte i pafat, pasi u dëmtua në minutën e 15-të dhe në vendin e tij u fut Francesco Pio Esposito. Në minutën e 30-të, Mateo Retegui humb shansin e artë për të dyfishuar shifrat, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, sulmuesi korrigjoi gabimin pak minuta më pas dhe dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Orsolini. Esposito shënoi golin e tretë në minutën e 74-të, pas asistit të Spinazzola. Për vendasit shënoi golin e nderit dy minuta më pas Sappinen.
Në Elche, Spanja fitoi 2-0 ndaj Gjeorgjisë. Për spanjollët shënoi Yeremy Pino në minutën e 24-të. Ferran Torres humbi shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gaboi nga 11-metrat në minutën e 29-të. Fitoren e vulosi Mikel Oyarzabal në minutën e 64-të.
Turqit gjetën të parët golin me Arda Guler në 11 minutën e 11-të, pas asistit të Calhanoglu. Vendasit barazojnë dy minuta më pas me Kirilov. Pjesa e parë u mbyll 1-1. Turqit e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur direkt avantazhin falë autogolit të Popov. Yildiz shënoi dy gola të shpejtë në minutat 51′ dhe 56′. Zeki Celik shënoi golin e pestë në minutën e 64-të dhe vulosi fitoren 1-6 në minutat shtesë Irfan Can Kahveci.
Në Lisbonë, Portugalia fitoi 1-0 ndaj Republikës së Irlandës. Cristiano Ronaldo gaboi në minutën e 72-të nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Goditja e Ronaldos u ndal në mënyrë spektakolare nga Kelleher. Goli i fitores për portugezët do të vinte në minutën e parë shtesë, Trinaco kroson, Ruben Neves shënon me kokë.
The post KUALIFIKUESET: Spanja dhe Italia fitojnë pa probleme, Portugalia shpëton në fund. Turqia luan tenis në Bullgari appeared first on Telesport.