Roberto Mancini, pas largimit 10 muaj më parë nga detyra e trajnerit të kombëtares së Arabisë Saudite, është ende i papunë. Edhe pse u përfol si një kandidat për t’u rikthyer në kombëtaren italiane, ai humbi garën me Gennaro Gattuso.
“Ekipi kombëtar është ajo që ëndërrojnë të gjithë trajnerët. Ishte përvoja më e mirë dhe më e rëndësishme. Në Kampionatin Evropian arritëm të bënim diçka të pamundur, të paimagjinueshme. Ndiheshim të pamposhtur
”, tha Roberto Mancini.“Shpresoja të kthehesha në ekipin kombëtar pas Spallettit, por e dija që ishte e pamundur. Ky ekip kombëtar po përmirësohet, lojtarët po fitojnë përvojë. Është një ekip i mirë. Jam i lumtur për Gattuso”, shtoi Mancini.
Më tej, ai shtoi: “Më pëlqen ekipi dhe trajneri. Gatusso është në vendin më të mirë për të qenë trajner. Do të shkojmë në Kupën e Botës. Ku do ta përfundoj karrierën si trajner? Pa asnjë dyshim te Sampdoria”.
The post Rrëfehet Mancini: Doja të rikthehesha në kombëtare, ky është klubi ku do ta mbyll karrierën si trajner appeared first on Telesport.