Dy gola, asnjë asist dhe një performancë jo aq bindëse. Nuk ka qenë fillimi më i mirë i mundshëm i sezonit për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, i cili foli për të ardhmen e tij, duke pasur parasysh thashethemet e vazhdueshme se ai po shkon në Arabinë Saudite.

Jam i lumtur këtu. Përndryshe, nuk do të kisha qëndruar këtë verë edhe pse kisha shumë oferta

“, tha mesfushori portugez, për të cilin Al Hilal ishte i përgatitur të ofronte një pagë totale prej 200 milionë eurosh.

Lidhur me një transferim të mundshëm në Ligën Saudite, Bruno Fernandes shtoi: “Është një skenar i pamundur për t’u imagjinuar, sepse nuk është diçka për të cilën kam folur deri më tani.”

Megjithatë, në lidhje me një largim nga “djajtë e kuq”, mesfgushori lë gjithçka hapur: “Më pëlqen ta shijoj momentin. Nuk e di nëse do të luaj për Portugalinë nesër, e aq më pak nëse do të luaj larg Manchesterit pas një viti. Nuk është diçka që më shqetëson.

The post Bruno Fernandes: Jetoj momentin, nuk e di nëse do të jem ende në Manchester pas një viti appeared first on Telesport.