Sulmuesi i Liverpool, Alexander Isak, pak orë para ndeshjes që kombëtarja e vendit të tij do të luajë ndaj Kosovës, thotë se është mjaftueshëm i aftë për të luajtur një ndeshje të plotë.

Isak ende nuk ka luajtur 90 minuta futboll që kur iu bashkua Liverpool në verë, pas një parasezoni të ndërprerë kur ishte ende te Newcastle.

Sulmuesi 26-vjeçar ka qenë titular në katër ndeshje për “reds”, por në asnjërën prej tyre nuk ka luajtur për 90 minuta. “Mendoj se jam gati”, tha Isak para ndeshjes me Kosovën.

Do t’i marr ndeshjet një nga një. Jam gati të luaj 90 minuta, nëse është e nevojshme“, deklaroi sulmuesi suedez.

The post Isak para ndeshjes me Kosovën mesazh trajnerit të kombëtares dhe Liverpool: Jam gati të luaj 90 minuta appeared first on Telesport.