Grupi i këshilltarëve të AKI-së të udhëhequr nga bartësi i listës Asaf Abdurahmani, sot kanë shpërndarë fletushka në rrugën industriale deri te tregu i gjelbër i Tetovës, me këtë rast, kanë premtuar ndryshime për Tetovën, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore. Ademi tha se do të fokusohen edhe në investime në sjelljen e planit urbanistik për Tetovën si dhe ndërtimin e parkingjeve në Tetovë, duke premtuar kështu një Tetovë me rrugë më të lira.
“Sot në kuadër të fushatës parazgjedhore të AKI-së, neve si kandidat për këshilltarë komunal, do takojmë qytetarët e Tetovës ku do promovojmë programin tonë dhe të kandidatit tonë Bajram Rexhepi, si dhe punët që kemi planifikuar në katër vjetët e ardhshme në Tetovë. Ofertat që do iu jepen banorëve të Tetovës janë për ndryshime në planin urbanistik, gjegjësisht në sjelljen e planit urbanistik për qytetin e Tetovës”, deklaroi Asaf Abdurahmani, bartës liste i këshilltarëve të AKI-së. /Alsat.mk
The post AKI-ja premton ndryshime për Tetovën, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore appeared first on Alsat.