Klubi i Atlético Madrid po shqyrton mundësitë për të bërë disa lëvizje në merkaton e janarit për të përforcuar më tej skuadrën e trajnerit Diego Simeone. “Colchoneros” vazhdojnë të kenë disa probleme në sulm dhe ka shumë të ngjarë që ata do të duhet të forcojnë pozicionin e tyre në janar.

Mediat spanjolle po përmendin emrin e Mason Greenwood, por një marrëveshje e mundshme me Marsejën nuk do të jetë e lehtë. Midis Ligue 1 dhe Champions League, sulmuesi anglez ka shënuar tashmë tre gola dhe katër asiste.

Jo vetëm kaq, por Olimpik Marsejë aktualisht e vlerëson lojtarin 75 milionë euro. Ky është një çmim i lartë dhe Atlético, së pari, do të duhet ta shesë dhe pastaj të bëjë një lëvizje. Nëse marrëveshja miratohet, Greenwood ka të ngjarë të kthehet në Spanjë pas kohës që kaloi te Getafe.

The post Atletico Madrid synon të rikthejë në Spanjë sulmuesin anglez, kushton 75 milionë euro appeared first on Telesport.