Pas transferimit të Goncalo Ramos në verën e kaluar, për një shifër rekord për klubin, mbi 70 milionë euro, drejtuesit e Milanit kanë nisur që tani nga puna për të forcuar repartin e sulmit.
Kuqezinjtë kanë piketuar Geny Catamo, sulmuesin anësor të Sporting Lisbon. 25-vjeçari nga Mozambiku ka treguar një formë të mirë te Sporting Lisbon, duke zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Milanit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Fussball News, klubi nga kryeqyteti portugez ka refuzuar tashmë oferta prej 40 milionë eurosh për sulmuesin, i cili ka kontratë deri në vitin 2029. Sporting Lisbon ka bërë me dije se Catamo mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e vendosur për kartonin e tij, që është 60 milionë euro.
Përveç interesimit të Milan, Catamo është edhe nën radarin e Tottenham. Në merkaton e janarit duket e vështirë që sulmuesi të largohet nga Sporting Lisbon, por situata do të jetë ndryshe gjatë merkatos së verës.
The post Milan rrit stekën, një objektiv 60 milionë eurosh për të forcuar krahët e sulmit appeared first on Telesport.
