Lajme të këqija për Barcelonën, pak ditë para “El Clásico” kundër Real Madridit. Robert Lewandowski është kthyer nga grumbullimi me Poloninë me një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të kofshës së majtë, që do ta mbajë jashtë fushës për rreth 4 javë. Ai do të mungojë në supersfidën e 26 tetorit.

Sipas vlerësimeve mjekësore, dëmtimi u konstatua pas ndeshjes kualifikuese për Botërorin në Lituani, ku sulmuesi luajti 90 minuta dhe shënoi një gol. Mungesa e tij i shtohet asaj të Joan García, ndërsa Raphinha mbetet në dyshim. Dani Olmo është gjithashtu jashtë për shkak të një dëmtimi në muskujt e këmbës së majtë.

Megjithatë, Hansi Flick mund të mbështetet te Ferran Torres, Fermín López dhe Lamine Yamal, tashmë i rikthyer në stërvitje dhe gati për ndeshjen ndaj Girona. Klubi, ndërkohë, ka prezantuar fanellën speciale të “El Clásico” në bashkëpunim me Ed Sheeran, por shqetësimi kryesor mbetet mungesa e sulmuesit kryesor kundër Real Madridit.

The post Lewandowski dëmtohet me kombëtaren, 4 javë jashtë fushave. Humbet “El Clasico” ndaj Real Madridit appeared first on Telesport.