SPB Kumanovë: Është gjetur gruaja e zhdukur nga Vaksinca e Likovës

Policia e Kumanovës e ka gjetur gruan 40 vjeçare nga fshati Vaksincë, komuna e Likovës, konformoi sot për SPB Kumanovë.

Dje, bahskëshorti i saj, pesëdhjetë vjeçari B.S. ka raportuar në polici se është larguar nga shtëpia e bashkëshortja e tij, dyzet vjeçare S.S.

Qendra për Menaxhim me Kriza dje njoftoi se ka marrë raportim për zhdukjen e gruas në numrin e vetëm për thirrje për raste emergjente 112, pas së cilës me kërkesë të policisë janë angazhuar edhe drone në kërkim.

Dje, në ora 15:20 në SPB Kumanovë, Z.P. (58) ka raportuar se nga shtëpia është larguar kushërira e tij S.P. (65) nga fshati Strezovcë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, e cila ka pasur probleme shëndetësore. Policia ndërmerr masa për gjetjen e personit