Kapiteni dhe lideri i Barcelona, Raphinha, e mbajti mbi supe skuadrën në fitoren 5-0 ndaj Young Boys në Champions League. Madje duke shënuar edhe një gol e dhënë një asist.

Pas ndeshjes ai foli për mediat: “Pas humbjes ndaj Monako dhe ndeshjes së kampionatit e dinim që duhej të përgjigjeshim shpejt. Fizikisht jemi shumë mirë dhe me tifozët tanë që na mbështesin është gjithnjë e më e lehtë”.

Ajo që ka ndryshuar më shumë në mënyrën tim e të lojës është pozicioni im. Gjithmonë kam pasur dëshirë për të bërë mirë. Gjithmonë duhet të vrapojmë, nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbim, e rëndësishme është të shënojmë shumë

”, tha Raphinha.

Duke folur për rikthimin e De Jong, shtoi: “Jam i lumtur për Frenkie, ai jep shumë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Është shumë emocionuese ta shoh atë të luajë përsëri. Ndihem i lumtur që mund ta ndaj përsëri fushën me të”.

The post “Fitorja në Champions ishte një reagim i mirë i skuadrës pas zhgënjimeve të fundit” appeared first on Telesport.