Gazetar: Avni Tahiri

Një tendë e ngritur në kulm të fakultetit të sportit përballë qendrës tregtare Mavrovasja, është shndërruar shtëpi për një të pa strehë në Shkup.

Persona që nuk kanë një shtëpi të përhershme në Shkup janë disa qindra. Ndërkohë, në qendrën e qëndrimit ditorë për të pastrehëve në Momin Potok deri tani janë paraqitur rreth 160 persona që janë deklaruar si të pastrehë dhe që kërkojnë ndihmë për strehim, ushqim dhe veshmbathje. Më i moshuari që ka kërkuar ndihmë në këtë punkt është 80 vjeçar ndërsa më i riu një foshnjë disa javësh së bashku me të ëmën.

”Numri total i personave për të pa strehë në qendrën ditore është 150 deri në 160 persona të pa strehë dhe është fakt se çdo vit ky numër shkon në rritje dhe kjo vjen për arsye të varfërisë së qytetarëve tonë”, tha Dragana Lazarevska – Koordinatore e punktit për të pa strehë.

Në qendrën e strehimit në Momin Potok, përveç veshmbathjes dhe ushqimit, këtyre personave u ofrohen edhe medikamente dhe ndihme psikologjike. Por, kapacitetet janë të vogla dhe të pamjaftueshme për numrin e lartë të personave në rrugë.

“Në kohen e temperaturave të ulëta, interesi është më i lartë nga të pastrehët që të vendosen në ketë vend të ngrohtë dhe nëse mbushet e që ndodhë të mbushen kapacitetet çdo vit në qendrën pranuese për burra dhe gra, për personat tjerë tash më vite më radhë kryqi i kuq ka opsionin që u ofrohet personave tjerë të qendrës që të behet pagesa e qirasë në periudhën e temperaturave të ulëta”, theksoi Dragana Lazarevska – Koordinatore e punktit për të pa strehë.
Numri jo zyrtar i personave të pa strehë vetëm në Shkup, kalon mbi 700 persona, të cilët nuk kanë një vend strehimi të përhershëm. Nga ky numër, shumica janë burra por ka edhe gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme.
Për një kohë të gjatë, nga këta persona shfrytëzohej edhe stacioni hekurudhorë në Shkup si strehë, e sidomos në temperaturat e ulëta./Alsat.mk

The post Qindra të pastrehë në rrugët e Shkupit appeared first on Alsat.