Sipas të gjitha gjasave, Mohamed Salah po luan sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it. Edhe pse egjiptianit i skadon kontrata në vitin 2027, ai mund të largohet që në verën e ardhshme.
Te Liverpool kanë filluar që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të egjiptianit dhe emri i parë në listë është ylli i Newcastle, Anthony Gordon.
Anësori 24-vjeçar ka spikatur me paraqitjet e tij në Premier League, duke zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Liverpool-it.
Sigurisht që marrëveshja me Newcastle nuk do të jetë aspak e lehtë, por një ofertë e mirë ekonomike mund të ndryshojë situatën. Newcastle e vlerëson lojtarin 70 milionë euro.
The post Liverpool gjen te Newcastle zëvendësuesin ideal të Salah, kushton 70 milionë euro appeared first on Telesport.

