Punëtorët dhe qytetarët kërkojnë rikthimin e Rakip Doçit në krye të Higjienës Komunale Shkup

Në Shkup po dëgjohen gjithnjë e më shumë zëra që kërkojnë rikthimin e ish-drejtorit të ndërmarrjes “Higjiena Komunale”, z. Rakip Doçi, në postin e tij të mëparshëm. Si qytetarët ashtu edhe punëtorët e ndërmarrjes po shprehin pakënaqësi me gjendjen aktuale të pastërtisë në kryeqytet, duke kujtuar me nostalgji periudhën kur Doçi udhëhiqte institucionin me përkushtim dhe profesionalizëm.

Sipas tyre, gjatë kohës së drejtimit të tij, Shkupi ka qenë dukshëm më i pastër, mjetet punues e kanë qenë funksionale, ndërsa puna është zhvilluar me disiplinë dhe organizim të lartë. Punëtorët e tanishëm thonë se Doçi ishte një drejtor që nuk njihte luksin apo inatet personale, por punonte për të mirën e qytetit dhe të kolegëve të tij.

“Vetëm kur ai ishte drejtor, Shkupi ka shkëlqyer nga pastërtia. Ai dinte të menaxhonte, të siguronte mjete dhe kamionë, dhe mbi të gjitha të respektonte punëtorin,” – shprehen disa prej punonjësve të ndërmarrjes.

Qytetarët gjithashtu ndajnë të njëjtin mendim, duke theksuar se drejtimi i duhur i një institucioni publik si “Higjiena Komunale” ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo banori të Shkupit.

Në rrjete sociale po qarkullojnë edhe fotografi të periudhës kur Rakip Doçi ishte në krye të ndërmarrjes, si dëshmi e ndryshimit të dukshëm në pastërtinë e qytetit.

Apeli i punëtorëve dhe qytetarëve është i qartë: të rikthehet një drejtues me përvojë dhe ndershmëri, që e njeh punën nga afër dhe di si ta vendosë ndërmarrjen në rrugën e duhur.