
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal kundër A.B., inspektor i pavarur në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ngjarja ka ndodhur më 30 prill 2025, rreth orës 10:25, në ambientet e Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë, kur polici i dyshuar, pas njoftimit se do të largohej nga puna, ka nxjerrë armën e shërbimit, e ka mbushur dhe ka qëlluar një plumb drejt kasafortës metalike në zyrë, ku ndodheshin disa kolegë të tij.
Fatmirësisht, askush nuk është lënduar, por veprimi ka shkaktuar rrezik serioz për jetën e të pranishmëve.
Ndaj A.B. do të iniciohet procedurë për përgjegjësi disiplinore, ndërsa është vendosur pezullimi i menjëhershëm nga puna, heqja e armës dhe municionit, si dhe dërgimi për kontroll të detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik.

