Barazimi në minutat e fundit ndaj Pisa i kushtoi Milanit kreun e renditjes, tashmë një pikë pas Napolit dhe Romës. Massimiliano Allegri përballet sërish me emergjencën e dëmtimeve, ndërsa e pret sfida e vështirë në Bergamo ndaj Atalantës së Juric. “Është përballje direkte për vendin e katërt, – tha trajneri kuqezi. – Jemi në emergjencë, por skuadra është e përgatitur për t’u përballur me këto probleme. Rikuperojmë Loftus-Cheek”.
Në sulm, protagonist pritet të jetë Rafa Leao: “Mund të bëjë 15-20 gola në sezon, por duhet të besojë më shumë në aftësitë e tij si sulmues. Brenda zonës duhet të jetë më i ftohtë”. Allegri kërkon qetësi pas polemikave me gjyqtarët: “Duhet më shumë luajalitet, edhe nga unë. VAR i ka përmirësuar shumë gjëra, por kur situatat janë subjektive, lindin debatet”.
Trajneri shtoi se ekipi ka forcë të qëndrojë lart në renditje, pret kthimin e Pulisic e Jasharit pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) dhe nuk kërkon afrime në janar: “Skuadra është e fortë, me grupin e plotë vetëm mund të përmirësohemi”.
The post Allegri para Atalanta-Milan: Përplasje direkte për vendin e katërt, Leao mund të shënojë 20 gola në sezon appeared first on Telesport.

