Me 4 gola në Serie A dhe Champions League, Carlos Augusto është golashënuesi i dytë më i mirë i Interit këtë sezon, pas Lautaro Martínezit. “Fitorja ndaj Shakhtarit ishte shumë e rëndësishme. Treguam se dimë të vuajmë. Po kaloj momentin më të mirë që nga ardhja ime tek Interi. Për golin bëra vrapimin e jetës”, – deklaroi braziliani pas ndeshjes.
Për rinovimin e kontratës, ai shtoi me humor: “Po flasim, rrini të qetë”.
“Nuk e di nëse fitoren e merituam 100%, por dhamë gjithçka kishim, – tha Nicolò Barella pas suksesit të parë sezonal të Interit në Champions League, kundër Shakhtarit. – Të luash bukur është mirë, por sot kishim nevojë ta konkretizonim lojën. Ishim me shpinë pas murit dhe duhej të bënim diçka. Champions-i është një ëndërr dhe do të përpiqemi ta kthejmë në objektiv”.
The post Carlos Augusto me shifra sulmuesi: Për golin bëra vrapimin e jetës! Rinovimi? Po flasim, rrini të qetë… appeared first on Telesport.
