Pas barazimit 2-2 ndaj kampionëve të Anglisë në fuqi reagoi Harry Kane: “Zhvilluam një ndeshje të mirë. Sidomos në fillim të pjesës së dytë, u rikthyem në fushë me intensitet të lartë dhe shënuam golin.

Në atë periudhë duhej ta kishim mbyllur ndeshjen, sepse krijuam raste. Në 20 minutat e fundit u përpoqëm ta mbanim topin, por Arsenali na ndëshkoi me golin e tij. Në përgjithësi, barazimi ishte i drejtë. Na mungonin shumë lojtarë sonte, ndaj do ta pranojmë këtë pikë”.

Nga ana e tij, Tom Bischof shtoi: “Kur kalon në avantazh, është zhgënjyese të mos marrësh tri pikët. Patëm një periudhë të mirë, gjetëm ritmin në sulm dhe luajtëm mirë, por Arsenali është një skuadër shumë e fortë dhe na ushtroi presion. Pas golit të pësuar, loja u bë disi e çrregullt. Më pëlqeu shumë të isha në fushë. Në tërësi, skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë. Dhamë gjithçka, por duhej t’i shfrytëzonim më mirë rastet.

Nuk do të kisha asgjë kundër që Harry Kane të fitonte ‘Topin e Artë’. Ai e meriton plotësisht. Nuk shënon vetëm gola, por jep edhe asiste dhe është gjithmonë në shërbim të skuadrës. Pasimi për Phonzie (Alphonso Davies) ishte thjesht i jashtëzakonshëm”.

 

The post Harry Kane, pas barazimit 2-2 ndaj Arsenalit: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen appeared first on Telesport.