Ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit, ku në fund verdheblutë fituan 0-1, pati tensione gjatë gjithë 90-minutave, por akoma dhe më e rëndë ishte situata pas ndeshjes.
Sipas asaj që raporton TCH, tifozët verdheblu kanë thyer stolat e stadiumit në përfundim të takimit dhe i kanë hedhur nga ana e rrugës ku po kalonte tifozeria vlonjate, gjë që ka acaruar shumë këta të fundit.
Kaq mjaftoi për të nisur përleshja mes dy tifozerive, ku u desh edhe ndërhyrja e shumë forcave të Policisë për të marrë në kontroll situatën.
The post Plas keq në Vlorë, pas Flamurtari-Elbasani. Thyerje stolash, përleshje mes tifozëve, ndërhyn policia appeared first on Telesport.

                    