Kundër Leipzig, skuadra bardhezi fitoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pasi e pa veten në disavantazh të dyfishtë. Kjo ndodhi për herë të parë në historinë e Juventusit në këtë kompeticion. Profili i “Opta Paolo” në X (Twitter) e nënvizoi reagimin e madh të “Zonjës së Vjetër”, e aftë për të sulmuar në “Red Bull Arena”, pavarësisht inferioritetit numerik për shkak të dëbimit të Di Gregorio me karton të kuq.
Ndërkohë, Dusan Vlahovic është një nga tre lojtarët e vetëm në 5 ligat më të mira të Europës që ka shënuar tashmë 3 gola në të gjitha garat, në sezonin 2024-2025 (kundër Hellas Verona, Genoa dhe Leipzig), së bashku me Erling Haaland dhe Robert Lewandowski. Profili i “Opta Paolo” e nënvizon edhe këtë fakt, pas dopietës së sulmuesit serb kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.
The post Juventusi i Motta-s bën historinë në Champions, kjo nuk i kishte ndodhur kurrë më parë appeared first on Telesport.

