Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha në Hajde Flasim në TV21 ka deklaruar se zgjedhjet e fundit lokale e nxorën Izet Mexhitin si lider të VLEN-it.
“Procesi në këto zgjedhje brenda VLEN-it nxori lider Izet Mexhitin.
Jo se unë e them ose në bazë të votave. Ju e shihni prezencën e
zotëri Mexhitit. Në të gjitha komunat ku ka pasur kandidat VLEN-i,
pavarësisht të cilit partisë kanë qenë aktivisht ka punuar dhe e
shihni prezencën e liderëve të tjerë, të cilët ishin të izoluar vetëm në disa disa tema”, tha Hoxha.

