John Stones pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Kontrata e qendërmbrojtësit anglez skadon në qershor të këtij viti dhe deri tani nuk ka asnjë shenjë për një rinovim të mundshëm mes palëve.
31-vjeçari pritet të largohet falas dhe destinacioni i ri mund të jetë Barcelona. Mediet katalanase raportojnë se kanë nisur që tani bisedimet mes palëve dhe shumë shpejt mund të gjehet gjuha e përbashkët.
Pavarësisht se ka humbur rëndësinë e mëparshme, John Stones është një nga protagonistët kryesorë të Man. City në sukseset e arritur në vitet e fundit.
Për qendërmbrojtësin anglez ka interes edhe nga ekipet e tjera brenda Premier League, por pista më e mundshme deri tani mban emrin e Barcelonës.
The post I skadon kontrata në fund të sezonit, ylli i madh i Man. City i “shkel syrin” Barcelonës appeared first on Telesport.

