Rrugëtimi i Federico Chiesa te Liverpool nuk ka qenë i lehtë. Pasi vuajti nga dëmtimet dhe mungesa e mundësive, italiani tani po gjen vendin e tij në sezonin e dytë: “Në fillim, kur erdha, më vinte turp sepse këndonin për dikë që nuk luante. E vlerësova shumë dhe kur fillova të luaj e të shënoj gola, si muajt e fundit, u gëzova sepse gjithçka mori kuptim. Mbështetja ka qenë e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur. Është nder i vërtetë të luash për një tifozëri kaq të mrekullueshme”.

Chiesa ka luajtur vetëm 3 minuta kundër Real Madridit në Champions, nuk luajti ndaj Aston Villa, por ka pasur 4 ndeshje të mira në tetor, duke ecur hap pas hapi për shkak të konkurrencës. Ai lavdëroi shokun e skuadrës Florian Wirtz: “Është një nga lojtarët më të mirë që kam parë me topin. Kontrolli dhe prekja e tij është e klasit botëror”. 28-vjeçari kujtoi gjithashtu eksperiencën me Cristiano Ronaldon: “Kam luajtur me të, ishte diçka e jashtëzakonshme. Messi dhe Cristiano janë vërtet lojtarët më të mirë në histori, por për t’u sinqertë, Messi është lojtari më i mirë i historisë”.

Chiesa realizoi një nga ëndrrat e tij duke u transferuar në Premier League për 12 milionë euro dhe 4 sezone: “Të fitoja Premier League ishte më e mira që më ka ndodhur. Ishte shumë speciale, sepse ishte kampionati im i parë, edhe pse nuk luajta shumë sezonin e kaluar. Ta fitoja me Liverpool-in ishte thjesht e pabesueshme”.

The post Ka luajtur me portugezin, Chiesa zgjedh më të mirin e historisë mes CR7 dhe Messit appeared first on Telesport.