Arne Slot, trajner i Liverpool-it, komentoi në konferencën për shtyp ndeshjen e së nesërmes ndaj Manchester City: “Është një kundërshtar i veçantë. Të luash atje, jashtë fushe, është një nga sfidat më të vështira të sezonit, edhe pse është po aq e vështirë të luash kundër Brentford apo Crystal Palace në transfertë”.
Mbi rëndësinë e ndeshjes në garën për titull: “Fokusohem te vetja, qëllimi kryesor tani është të jemi konstantë. Humbëm disa ndeshje më shumë se zakonisht, tani kemi fituar dy. Duhet të përmirësohemi, të rikthejmë formën e lojtarëve dhe pastaj të shohim ku na çon kjo rrugë. Renditja nuk është prioriteti ynë i vetëm tani”.
Slot foli edhe për performancën në Champions ndaj Real Madridit: “E kemi arritur atë nivel edhe në ndeshje të tjera. E dinim se mund ta bënim; nuk ishte befasi si përfunduan të dyja ndeshjet”.
The post Ndaj Manchester City, sfidë vendimtare për titullin? Slot: Renditja nuk është prioriteti ynë i vetëm tani appeared first on Telesport.

