Lothar Matthaus ka paralajmëruar transferimin e ardhshëm të Bayern.

Sipas legjendës së futbollit gjerman, do të jetë Nico Schlotterbeck. Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka edhe një vit e gjysmë kontratë në “Signal Iduna Park” dhe nuk do të rinovojë.

“Eshtë e qartë se Bayern po e ndjek me vëmendje. Afërmendsh, bavarezët jo vetëm duan të forcojnë mbrojtjen, por edhe të dobësojnë kundërshtarin. Jam i sigurt se Bayern do ta transferojë atë”.

“Schlotterbeck është gjerman. A nuk ka qenë gjithmonë ëndrra e Uli Hoeness, që Bayern të bëhet ekip thuajse totalisht gjerman? Ai dhe Tah janë gjermanë dhe titullarë të kombëtares. Do të ishte zgjedhja perfekte”, ka deklaruar ish-kampioni i botës.

Bayern vërtet ka mjaft gjermanë në ekip: Neuer, Tah, Kimmich, Goretzka, Pavlovic, Bischof, Musiala, Karl dhe Gnabry. Ata janë baza e skuadrës. Në verë Bayern tentoi edhe dy gjermanë të tjerë, edhe pse pa sukses, Woltemade dhe Wirtz.

Imagjinoni nëse do të ishin blerë. Thuajse gjithë formacioni do të ishte gjerman: Neuer – Davies, Schlotterbeck, Tah, Laimer – Kimmich, Pavlovic – Wirtz, Musiala, Olise – Woltemade. Pra, 8 nga 11 titullarë, gjermanë!

The post “Endrra e Uli Hoeness!” Legjenda Matthaus paralajmëron blerjen e re të Bayern appeared first on Telesport.