Pacientët ankohen: Parking i mbingarkuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” vazhdon kaosi me mungesën e vendeve për parkim. Qytetarët ankohen se shpesh presin me orë për të gjetur hapësirë, ndërsa jo rrallë detyrohen të largohen pa marrë shërbimet e nevojshme, përderisa këmbësorët përballen çdo ditë me trotuare të bllokuara dhe rrugë të mbushura me automjete të parkuara në çdo cep të kompleksit.

Anketë me qyetetarë

“Unë të jem…do të sjell “merimangën” që ti merr të gjitha, ne këmbësorët ku të lëvizim, ato duhet të parkohen neve le të na shkelin veturat, si ashtu jemi të revoltuar, çdo herë ata kanë përparësi, ne udhëtarët nuk kemi probleme nuk kemi punë vetë, ata kanë punë”

“Një dit më ndodhi 20-30 ngela tu kërkuar parking, në fund kam dal prej spitali se s’un kryta punë”

“Me kolicë e dërguan atje…çka me bo, shumë zor po aq ka vende… S’ka mu gjetën, atje ja kam zënë dikujt udhën e kam shkruar numrin e telefonit përpara më thirrën se përndryshe s’kisha ku me parku”

“Nuk ka vend të parkohesh, pret…..është shumë keq.. mund të rregullohet por duhet kohë”

“Unë nuk jetoj këtu në Maqedoni, kam ardhur nga Gjermania, kjo për mua me të vërtet është tronditëse. As parkingu as spitalet….nuk kanë asnjë rend këtu në bazë të mendimit tim”

Ministra e Shëndetësisë vonesën e zgjidhjes së problemit të parkingut e arsyeton me zgjedhjet lokale, që sipas këtij dikasteri ka penguar që administrimin e parkingun ta merr nën kompetenca të saj.

“Procedura administrative që lidhet me çështjen e parkingut është drejt përfundimit (e cila ka qenë pengesë e vetme e lidhur me procesin zgjedhor).Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë do ta marrë zyrtarisht parkingun në administrimin e saj dhe njëkohësisht do të ndërmarrë hapat konkretë për zgjidhjen e problemit të parkingut”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Çdo ministër i Shëndetësisë që është ulur në kolltukun e parë ka premtuar zgjidhje për parkingun, por në praktikë nuk shihet asgjë. Edhe ministri aktual Azir Aliu që në këtë dikaster erdhi gjashtë muaj më parë kishte premtuar masa konkrete, duke thënë se është në prioritetin e tij, përfshirë digjitalizimin e sistemit të parkingut e madje edhe riorganizimin e parkingut./Alsat.mk