Roma ka fituar 2-0 ndaj Udinese në “Olimpico”, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të në Serie A. Ishte Lorenzo Pellegrini që zhbllokoi shifrat, duke u treguar i saktë nga 11-metrat në fund të pjesës së parë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga kundërshtari.

Në minutën e 60-të, pas një kombinimi të bukur mes Gianluca Mancini dhe Zeki Celik, ky i fundit dërgon topin në rrjetë për herë të dytë për verdhekuqtë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini fiton 2-0 dhe merr kryesimin e vetme momentalisht me 24 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Roma nuk fal, bën detyrën ndaj Udinese dhe merr kryesimin (video) appeared first on Telesport.