Chelsea ka triumfuar 4-2 përballë Gentit në kuadër të javes se dyte te ligës në Ligën e Konferencës. Pas vetëm 12-të minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Renato Veigas që shënoi me kokë nga një asistim i Mykhailo Mudryk.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë. Me të nisur pjesa e dytë, Pedro Neto (46’) shënoi për 2-0, ndërsa Axel Disasi ishte në rolin e asistuesit. Gent ngushtoi epërsinë e skuadrës londineze në 2-1, kur Watanabe u asistua prej Gudjohnsen në minutën e 50-të.
Por, Christopher Nkunku (63’) qetësoi bashkëlojtarët e tij me golin e shënuar për 3-1, ndërsa Veiga krijoi hapësirë që francezi të godiste. Kiernan Dewsbury-Hall realizoi golin e parë në fanellën e Chelseat për 4-1 në minutën e 70-të.
Gent ia doli të realizonte edhe të dytin për 4-2 përmes Omri Gandelman, që shënoi në minutën e 90-të. Në raundin e dytë, Chelsea do të përballet me Panathinaikosin.
The post CONFERENCE LEAGUE | Chelsea zbavitet me 4 gola, Fiorentina “ok”. Bie Betis Sevilla (Rezultatet+Renditja) appeared first on Telesport.

