Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa tajfuni Fung-wong goditi Filipinet. Tajfuni shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Fung-wong u përplas në bregun e provincës verilindore Aurora të dielën në mbrëmje si një super tajfun me erëra të qëndrueshme deri në 230 kilometra në orë.
Më shumë se 1.4 milion njerëz u zhvendosën në strehimore emergjente ose në shtëpitë e të afërmve. Era dhe shiu i rrëmbyeshëm përmbytën të paktën 132 fshatra veriorë.
Zyrtarët thanë se rreth 1,000 shtëpi u dëmtuan.
“Një valë gjigante rreth 4 metra goditi dhe shkatërroi shtëpinë tonë. Uji arriti më poshtë rrugës dhe ishte deri në bel këtu. Çfarë i ndodhi shtëpisë suaj? Kati im përdhes u përmbyt, të gjitha gjërat e mia janë zhdukur”, deklaroi Salvador Dela Kruz, i mbijetuar i tajfunit.
Autoritetet njoftuan se shkollat dhe shumica e zyrave qeveritare do të jenë të mbyllura sot e nesër. Filipinet goditen nga rreth 20 tajfune dhe stuhi çdo vit. Vendi gjithashtu ka tërmete të shpeshta dhe ka më shumë se një duzinë vullkane aktive, duke e bërë atë një nga vendet më të prirura ndaj fatkeqësive në botë. /Alsat.mk
The post Tajfuni që goditi Filipinet la pas vete viktima dhe fshatra të shkatërruar appeared first on Alsat.

