Është mbyllur procesi i numërimit të votave në 5 bashkitë e Shqipërisë të cilat një ditë më parë shkuan në zgjedhje të pjesshme për kryetarë të rinj në krye, me një pjesëmarrje totale prej 18.51%. Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme. Kandidati i PS-së në Berat Ervin Ceca, është shpallur fitues me mbi 83% të votave. Gramos Sako nga Partia Socialiste do të drejtojë Bashkinë e Tepelenës. Bashkia e Matit me numrin më të lartë të votuesve do të drejtohet nga kandidati i Partisë Socialiste, Altin Bojni. Kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Cërrikut. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se grupmosha që ka marrë pjesë më shumë në këto votime janë ata mbi 65 vjeç, ndërsa vihet re një braktisje e kutive të votimit nga të rinjtë. /Alsat.mk
The post Zgjedhjet lokale në Shqipëri, në 5 bashki fiton PS-ja appeared first on Alsat.

