Kandidati për kryetar të Kërçovës, Shkodran Alili, duke thënë që mërgata luajti rol vendimtar në zgjedhje në këtë komunë, sqaroi se përse nuk bëri thirrje për votimin e kandidatit shqiptar.
“Menjëherë pas raundit të parë, unë kërkova një zgjidhje të ndershme: Të bashkoheshin votat shqiptare, të fitohej komuna, dhe kandidati të jepte dorëheqje pas zgjedhjeve. Për dy javë nuk pati asnjë përgjigje. As edhe një tentativë për bashkim”, shkruan Alili. Ai thotë se nuk mund të mbështeste një kandidat të përfshirë në skandale morale dhe mungesë transparence. Ai theksoi se qytetarët që votuan ndryshe nuk janë tradhtarë, por njerëz të lënduar nga mungesa e përgjegjësisë. Sipas tij, fajin e mban heshtja e atyre që duhej të kërkonin falje dhe bashkim. /Alsat.mk
The post “Kërçova”, Alili: Fajin e mban heshtja e atyre që duhej të kërkonin falje dhe bashkim appeared first on Alsat.

