Raporti i Komisionit Europian për vendin është inkurajim për vazhdimin e zbatimit të reformave. Kështu vlerëson ambasadori francez në vend Kristof Le Rigoler. Sipas tij, raporti është i plotë, përmban më shumë elemente pozitive sesa negative dhe gjithashtu përfaqëson një pasqyrë të mirë të fushave në të cilat vendi duhet të përmirësohet në të ardhmen, siç është lufta kundër korrupsionit.
“Raporti në vetvete është interesant sepse është shumë i detajuar, pra i plotë. Shumë i balancuar, me shumë elemente pozitive dhe më pak elemente më pak pozitive. Por gjithashtu përfaqëson inkurajim për të vazhduar në rrugën e reformave, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit – tema që janë të rëndësishme në të gjitha shoqëritë tona. Një raport që nga ky këndvështrim është shumë i dobishëm dhe me të vërtetë pasqyron prioritetet në bashkëpunimin tonë, pasi Franca bashkëpunon ngushtë në këta sektorë për forcimin e administratës, si dhe për pavarësinë e gjyqësorit”, tha Kristofe Le Rigoler, ambasador i Francës në vend. /Alsat.mk
The post Le Rigoler: Raporti i KE-së është inkurajim për zbatimin e reformave appeared first on Alsat.

