Gjatë kohë është diskutuar shndërrimi i VLEN në një parti politike, por që akoma nuk ka ndodhuar. Siç tha Blerim Sejdiu, është ende duke u diskutuar çështja e liderit, pro siç shtoi, për VLEN është më e rëndësishme që si kolaicion të jenë bashkë dhe të vazhdojë ky lloj funskionimi.

“VLEN funksionon si një parti politike. Ne i kemi krijuar disa organe dhe në mënyrë shumë të mirë dhe  funksionale kemi funksionuar. Nuk ka pasur probleme, ka funksionuar më mirë se partitë që kanë lider dhe kjo u tregua edhe ne rezultat. Sa i përket liderit  të VLEN, diskutohet kjo. Është diskutuar edhe më herët, nuk është një temë e re. Kemi lider me përvojë, janë të fuqishëm politikisht”, tha Sejdiu.