Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para kualifikuese për sot për zonën e Europës. Norvegjia merr fitoren e shtatë rresht në grupin I, pasi mposhti në Oslo 4-1 Estoninë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Vendasit e nisën vrullshëm pjesën e dytë duke shënuar 4 gola të shpejtë në rreth 12 minuta. Dopietë e Alexander Sorloth për dy minuta dhe më pas po dopietë e të zakonshmit Erling Haaland. Estonezët ngushtuan shifrat me golin e Robi Saarma në minutën e 65-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Italia ndeshet në transfertë në mbrëmje me Moldavinë. Në rast fitoreje të Italisë sonte, më datë 16 do të jetë “finalja” ndaj Norvegjisë.
Në grupin D, Islanda ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 0-2 në transfertë në baku ndaj Azerbajxhanit. Islandezët shënuan dy hërë në pjesën e parë me Gudmundsson 20′ dhe Ingason’ 40′. Islanda aktualisht mban vendin e dytë në grup, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Francës dhe Ukrainës në mbrëmje.
Në ndeshjen tjetër, Hungaria fitoi 0-1 në transfertë ndaj Armenisë, falë golit të Barnabas Varga. Një fitore e rëndësishme e hungarezëve për vendin e dytë, pasi Portugalia në rast së fiton ndaj Irlandës siguron zyrtarisht vendin e parë.
The post KUALIFIKUESET: Norvegjia “spektakël” ndaj Estonisë, Hungaria shtyn kualfikimin e Portugalisë. Islanda drejt vendit të dytë appeared first on Telesport.
