Shkrimtari i njohur, Ben Blushi, mendon se Kosova e ka ndryshuar futbollin shqiptar, më saktë kombëtarn. Ai ka folur për ndikimin e shqiptarëve të Kosovës në forcimin e kombëtares së Shqipërisë.
Sipas tij, kombëtarja e Shqipërisë është produkt i lojtarëve nga Kosova.
Në një intervistë të fundit për gazetaren Arbana Osmani, Blushi ka deklaruar se tifozët shqiptarë nga Kosova ndryshuan edhe tifozerinë e Shqipërisë.
“Ne e kemi prishur futbollin. Kemi 20 vite që nuk kemi futboll. Kosovarët e kanë mbajtur kombëtaren e Shqipërisë. Kombëtarja e Shqipërisë është produkt i Kosovës, kryesisht. Ata e rritën shumë futbollin tonë dhe e ndryshuan edhe tifozerinë shqiptare”, ka thënë Blushi.
The post “Ne kemi 20 vjet pa futboll. Kosovarët e prodhuan kombëtaren shqiptare” appeared first on Telesport.
