Christian Pulisic analizoi karrierën e tij gjatë një interviste për “CBS Sports”, ku foli për momentin personal dhe ambiciet me Milanin: “Jam në një moshë të mirë, ndoshta në formën më optimale fizike. Shpresoj që kulmi im të jetë sezonin e ardhshëm, por nëse ky është kulmi im, dua ta shijoj. Sigurisht, ndiej se po kaloj momentin tim më të mirë në futboll”.
Pulisic e konsideron titullin objektiv kryesor të sezonit: “Nëse nuk e fitojmë, nuk dua ta shoh nga ana negative. Do të japim maksimumin dhe do të gjykohemi ndeshje pas ndeshjeje. Kur fiton trofeun, puna jote shpërblehet”.
Ai rikthehet nga dëmtimi pas tri javësh: “Është frustrues dëmtimi, mendon ‘pse tani’? Sidoqoftë, jam i lumtur që nuk shkoi më keq. Momenti më i vështirë është kur je jashtë fushës dhe dëshiron ta ndihmosh skuadrën. Tani jam kthyer dhe ndihem shumë më mirë”.
The post Pulisic: Ndjehem në kulmin tim si futbollist. Titulli? Është objektivi kryesor i Milanit appeared first on Telesport.
