Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli hapur për disa tema të nxehta në një intervistë për “Cadena Cope”. Ai komentoi idenë e një “krize” te madrilenët: “Kur barazojmë ose humbasim, flitet gjithmonë për krizë… Kundër Liverpool-it humbja ishte e merituar, por kundër Rayo nuk luajtëm aq keq”.

Më pas reagoi ndaj zërave për probleme me Xabi Alonson: “Nuk kam marrëdhënie të keqe me trajnerin. Disa lojtarë janë të pakënaqur kur nuk luajnë, por diskutojmë hapur. Artikujt e tillë janë të rremë, vetëm zëra”.

I pyetur për krahasimin Ancelotti–Xabi, u shpreh: “Janë dy botë të ndryshme. Ancelotti është pothuajse figurë atërore, me karizëm unikale. Xabi është më i ri, më modern. Të dy janë trajnerë të mëdhenj. Të thuash se na mungon Carlo është mungesë respekti”.

Courtois iu përgjigj edhe deklaratave të Yamal para “El Clásico”: “Lamine është i madh, do të bëjë histori. Emocionet të bëjnë të thuash gjëra që s’duhet, kjo është atmosfera e një klasikeje të La Liga-s”.

The post Courtois: Krahasimi Ancelotti–Xabi Alonso? Mungesë respekti, Carlo është si një baba appeared first on Telesport.