Në Koçan nisi me punë qendra rajonale e shëndetit mendor dhe mbështetjes psiko-sociale e Kryqit të Kuq me qëllim që  të vazhdohet me ndihmën profesionale psikologjike, këshillimit dhe mbështetjen e personave të lënduar në tragjedinë e 16 marsit dhe familjet e tyre.

“Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të japë mbështetje të pandërprerë për këtë iniciativë, me të cilën dëshmojmë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa edhe ai fizik. Së bashku me Kryqin e Kuq dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë të ndërtojmë një sistem kujdesi dhe solidariteti”, theksoi ministri  i Shëndetësisë.

Aliu gjithashtu informoi se në tre vitet e ardhshme, qendra do të ketë në dispozicion një buxhet prej 150 mijë eurosh, të siguruara nga Kryqi i Kuq i Austrisë dhe i Serbisë, si dhe partnerë e donatorë të tjerë.

The post Koçani hap qendrën rajonale të shëndetit mendor për mbështetjen e të prekurve nga tragjedia e 16 marsit appeared first on Alsat.